Ramush Haradinaj: AAK-ja nuk pretendon se do të jetë e parë në zgjedhje por të të arrijë ndonjërin nga postet kryesore

Haradinaj shprehet optimist së Kushtetuesja do të marr vendim në favor të dekretit për zgjedhjen e qeverisë së re

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur besimin e tij që Gjykata Kushtetuese do të marr vendim në favor të dekretit për zgjedhjen e qeverisë së re nga partia e dytë. Ai thotë se këtu nuk bëhet fjalë për mohimin e të parit, pasi i është dhënë mundësia partisë së parë, e ka krijuar qeverinë dhe i është dhënë për herën e dytë, por nuk e ka pranuar. Haradinaj, tutje është shprehur se vendimin e marrin vetëm gjykatësit e Kushtetueses dhe jo ata që debatojnë. Kryetari i AAK-së thekson se ai e sheh si opsion real dhënien e legjitimitetit kushtetues dekretit të kryetarit Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …