Dardan Molliqaj

Molliqaj: LV me standarde të dyfishta, do të organizojë protesta në kundërshtim me masat që i ka vendosur vetë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas lajmit se Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë protesta. Sipas tij, kjo parti politike po planifikon të mbajë protestë në prag të vendimit që do të nxjerrë Gjykata Kushtetuese. “Tash, pasi haptazi po e shfaqin standardin e dyfishtë duke organizuar protesta, por në kundërshtim me masat kufizuese të cilat i kanë vendosur vet, ka ardhur koha që këto masa të hiqen plotësisht”, ka shkruar Molliqaj. Ai ka thënë se duke instrumentalizuar shoqërinë civile, Qeveria Kurti ka organizuar protestë kur masat ishin ende tejet të rrepta, kur njerëzit arrestoheshin e futeshin në karantinë pse kishin dalë për nevojat e tyre. “Edhe sot është njëjtë, masat janë në fuqi nga Qeveria, vetë ajo ndërkaq po proteston. Masat duhet të hiqen për të gjithë! Edhe ata që nuk protestojnë për ta mbrojtur qeverinë janë qytetarë”, ka thënë Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …