leoni

Jakup Krasniqi: Vidovdani dhe politika gjenocidale serbe

Jakup Krasniqi: Praktika parlamentare e njeh shumicën parlamentare

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se pret nga Gjykata Kushtetuese të jetë në rolin e saj kushtetues për t’i dhënë një zgjidhje kushtetuese këtij ngërçi politik në vend. Në një deklaratë për gazetën “Epoka e re”, Krasniqi ka folur për vendimin që pritet ta japë këtë javë Gjykata Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatarin (Avdullah Hoti) për formimin e qeverisë së re. “Në rend të parë pres nga politika dhe ‘ekspertët’ që ta kuptojnë se Gjykatës Kushtetuese e Kosovës nuk është Gjykatë Apeli apo Gjykatë Supreme në kuadër të Sistemit të Drejtësisë, është gjykatë për interpretimin e kushtetutshmërisë dhe për të lehtësuar e jo ndërlikuar vendimmarrjen politike, sidomos atëherë kur politika e bënë interpretimin sipas këndvështrimeve të ngushta partiake. Pres që Gjykata Kushtetuese të jetë në rolin e saj kushtetues për t’i dhënë një zgjidhje kushtetuese këtij ngërçi politik që nuk i duhet askujt”, është shprehur ai.

“Tani ne në Kosovë përveç Kushtetutës kemi edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2014, varet shumë se në cilën rrugë ecën Gjykata Kushtetuese, por praktika parlamentare e njeh shumicën parlamentare, besoj që kjo praktikë parlamentare e shumicës parlamentare i është e njohur edhe politikës sonë. Partitë politike duhet ta dinë se në Kosovë nuk ka pasur parti fituese, ka pasur parti të parë dhe kjo nuk është e njëjta gjë”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka theksuar se ambienti politik si dhe debati politik janë tepër larg asaj që do të duhej të ishin. Sipas Krasniqit, të gjitha koalicionet qeverisëse në Kosovë pas pavarësisë si dhe këto të fundit kanë treguar se u mungon përgjegjësia dhe kultura për të gjetur gjuhën e qeverisjes për të mirën e vendit e të qytetarit.

Kontrolloni gjithashtu

Tri vjet me arrogancë, mujshari politike, keqqeverisje, korrupsion, shpërfillje e aleatëve, thellim të ndasive e përçarjeve…

Kanë kaluar tashmë tri vjet të qeverisjes së Kosovës nga koalicioni: Vetëvendosje ne krye me …