Kryekuvendarja, Vjosa Osmani, ka biseduar me drejtues të Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve

Kryekuvendarja, Vjosa Osmani, ka biseduar me drejtues të Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim drejtues të Shoqatën e të Drejtave të Pacientëve. Në takim u diskutua për angazhimin e kësaj shoqate dhe atë institucional për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve. Kryetarja Osmani i ka cilësuar të drejtat e pacientëve të drejta themelore dhe ka thënë se duhet të jenë prioritet gjatë gjithë kohës, jo vetëm në situata pandemie. “Është me rëndësi të avancohet çështja e mbrojtjes së të drejtave të pacientëve, posaçërisht kur është në pyetje privatësia”, ka thënë kryetarja Osmani. Ajo i ka njoftuar drejtuesit e shoqatës  me nismat legjislative për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19 dhe ka theksuar se shëndetësia do të jetë prioritet edhe pas periudhës së pandemisë. Ndërkaq PRAK ka kërkuar përfshirjen në grupe punuese për nismat legjislative për shëndetësinë dhe potencuan nevojën për rritjen e buxhetit për shëndetësinë. ​

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …