Veteranët e UÇK-së e rregullojnë obeliskun e dëmtuar të ushtarëve amerikanë ditë më parë në Prizren

Veteranët e luftës së UÇK-së e rregullojnë obeliskun e dëmtuar të ushtarëve amerikanë ditë më parë në Prizren

Obelisku në Prizren kushtuar dy ushtarëve amerikanë, që ishte dëmtuar pjesërisht, të enjten është rregulluar nga një grup i ish-ushtarëve të UÇK-së. Veteranët e luftës krahas rregullimit të pjesës së prapme të obeliskut kanë vendosur edhe një flamur të ri amerikan në memorialin kushtuar ushtarëve të ndjerë amerikanë, David Gibbs dhe Kevin Reichert. Invalidi dhe veterani i UÇK-së, Hysni Rexhaj duke folur në emër të grupit ka theksuar se dy të rënët amerikanë në vitin 1999 meritojnë respekt meqë kanë ndihmuar popullin e Kosovës në kohë të vështira. Ai bashkë me një grup të shokëve të luftës kanë bërë homazhe para pllakës përkujtimore të dy ushtarëve amerikanë. Ushtarët e ndjerë amerikanë, David Gibbs dhe Kevin Reichert, kishin humbur jetën në maj të vitit 1999, pas rrëzimit të helikopterit “Apache” gjatë një fluturimi rutinor në afërsi të kufirit Shqipëri-Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …