Krimet Serbe ne Kosove

Instituti i Krimeve të Luftës do të merret edhe me adresimin e tyre

Zyrtar të qeverisë Kurti kanë deklaruar se Instituti i ri për hetimin e krimeve të luftë të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovës do të merret edhe me adresimin e tyre. Kryesuesja e grupit punues për krijimin e këtij i9nstituti, Furtuna Sheremeti ka deklaruar se si grup punues do mundohet të përdorin praktikat më të mira me qëllim të dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës. Puna e këtij ekipi deri në shtator do të jetë e bazuar në marrjen e praktikave më të mira ,do të marrim materiale që veç janë bërë deri tash e kam thënë disa herë që jemi me fat që nuk do fillojmë punën nga zero për shkak se shoqëria civile ka bërë një punë të jashtëzakonshme në dokumentimin e krimeve. Do të mund të shërbente si një vend ku do të krijohet kujtesa kolektive dhe do të dinim sa ka sepse për momentin historia është e ndryshme varësisht se nga cili vend vjen, kështu që do ishte mirë që të kemi një kujtesë kolektive në lidhjen me luftën e fundit në Kosovë, ka deklaruar Furtuna Sheremeti.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …