Limaj i përkujton bashkëluftëtarët e tij Ibrahim Mazreku, Ejup Kryeziu, Kujtim Krasniqi dhe Milaim Beha

Fatmir Limaj i përkujton bashkëluftëtarët e tij Ibrahim Mazreku, Ejup Kryeziu, Kujtim Krasniqi dhe Milaim Beha

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka përkujtuar bashkëluftëtarët e tij Ibrahim Mazreku, Ejup Kryeziu, Kujtim Krasniqi dhe Milaim Beha në 21 vjetorin e rënies heroike të tyre. “Ibrahimi, Ejupi, Kujtimi dhe Milaimi ishin nga të parët që iu patën përgjigjur zërit të atdheut. Në luftimet ballë për ballë me forcat pushtuese serbe, ata ranë në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë. Rënia e tyre heroike ishte humbje e madhe jo vetëm për ne si bashkëluftëtarë, por për gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Pavarësisht se po bëhën 21 vite, Ibrahimi, Ejupi, Kujtimi dhe Milaimi do të mbesin në kujtesën time përgjithmonë, si djemtë më të mirë të këtij vendi që nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Yll Buleshkaj: Që nga fillimi i këtij viti janë evidentuar rreth 150 raste të konfliktit të interesit

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka bërë të ditur se që …