Hani i Elezit përfitues i projektit "Për mbrojtje të mjedisit përmes përmirësimit të sistemit të kanalizimit te ujërave te zeza”

Hani i Elezit përfitues i projektit “Për mbrojtje të mjedisit përmes përmirësimit të sistemit të kanalizimit te ujërave te zeza”

Nën organizimin e projektit të ekipeve të Gazi Babës dhe Hanit te Elezit është mbajtur takimi virtual inaugurues i Projekt Ekipeve dhe institucioneve udhëheqëse të Unionit për bashkëpunim ndërkufitar. Projekti “Aksione të përbashkëta për mbrojtje te mjedisit përmes përmirësimit të sistemit të kanalizimit te ujërave te zeza”. Projekti do të financohet nga Unioni Evropian në suaza të programit për bashkëpunim ndër kufitar të komunave në fjalë. Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma në një paraqitje për TV Dielli i falënderojë përfaqësuesit e BE-së në Kosovë z. Samuel Zhbogar dhe z. Apostolova  për mbështetjen e realizimit të projektit dhe kryetarin e komunës se Gazi Babes z. Gerogievski të Maqedonisë e Veriut. Kryetari Suma  vlerësoi lartë rëndësinë e këtij projekti më interes të dy komunave ndërkufitare. Ky projekt do të implementohet për 18 muaj duke llogaritur fillimin e tij më 1 shkurt të këtij viti. Vlera e këtij projekti e arrin shumën 386.592 euro.

Ekipi punues i komunës së Hanit të Elezit përbëhet nga nënkryetari z. Mallzum Qajani, zëdhënësi i komunës z, Bashkim Sopa, koordinatorë të projektit Sami Stagova dhe Amir Qajani.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …