Albulena Haxhiu: Ambasadorët e kthyer nga ish-ministri Konjufca duhet të respektojnë vendimin

Albulena Haxhiu: Ambasadorët e kthyer nga ish-ministri Konjufca duhet të respektojnë vendimin

Anëtarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se ambasadorët e kthyer nga ish-ministri i jashtëm, Glauk Konjufca, duhet të respektojnë vendimin. Tutje, ajo ka thënë se nëse kryetari Thaçi nuk respekton vendimin atëherë nuk ia vlen të dërgohet lënda në Gjykatën Kushtetuese, pasi që sipas saj, ai institucion tani më është i kapur. ‘’Gjykata Kushtetuese nuk është institucioni që mbron Kushtetutën e Kosovës. Ajo është shndërruar në institucion që mbron dekretet e Thaçit. Ata nuk e bënë punën e tyre. Ata e morën dekretin dhe vepruan në atë mënyrë që të krijojnë një arsyetim që të mbrojnë Thaçin”, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu: PDK, do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e shpërndarjes së Kuvendit

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se kjo parti do të …