Aeroporti “Adem Jashari” kërkon nga të gjithë udhëtarët që të paraqiten 3 orë para kohës së rregullt të fluturimit

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” pret që së shpejti të hapet me një vendim të qeverisë

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, sot kanë folur në një konferencë për media ku kanë shpalosur detaje rreth masave që do të merren pas rifunksionalizimit të fluturimeve. Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara  para mediave tha se përpos dezinfektimit të të gjitha pajisjeve, secilit udhëtar në nisje do t’i matet temperatura. Po ashtu, ajo bëri të ditur se do t’i kushtohet kujdes i veçantë edhe mbajtjes së distancës dhe vënies së maskave. Garaj tha se shpreson që Aeroporti i Prishtinës të hapet së shpejti me një vendim të qeverisë. Zëdhënësja e Aeroportit po ashtu bëri të ditur se rreth 700 mijë udhëtarë janë prekur nga pandemia në aeroportin e Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të UÇK-së falënderon pjesëmarrësit: “Bashkë për drejtësi, bashkë për të vërtetën”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë …