Brickos

Mustafa: Nuk mund të zëvendësohen dhe arsyetohen me protagonizëm individual disa ego dhe sjellje populiste

Mustafa: Nuk mund të zëvendësohen dhe arsyetohen me protagonizëm individual disa ego dhe sjellje populiste

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është deklaruar pas takimit me kryetarët e degëve të LDK-së, duke thënë se vendimet e shumicës duhet të respektohen si rregull elementar demokratik brenda kësaj partie. Përmes një shkrimi, Mustafa thotë se “nuk mund të zëvendësohen dhe arsyetohen me protagonizëm individual disa ego dhe sjellje populiste”. “Ishte konstatim i përgjithshëm se në LDK kultivohet maksimalisht shprehja e mendimit të lirë, kultivohet beteja e individëve që qëndrimet dhe mendimet e tyre të marrin përkrahjen e shumicës, por se vendimet e shumicës duhet të respektohen si rregull elementare demokratike brenda LDK-së; se fundamenti rugovist i LDK-së, që konsiston në unitet dhe solidarizim të brendshëm, nuk mund të zëvendësohen dhe arsyetohet me protagonizëm individual, ego dhe sjellje popullsitë”, shkruan Mustafa. Kreu i LDK-së thotë se në takimin e mbrëmshëm, kryetarët e degëve të LDK-së i dhanë përkrahje të parezervë Qeverisë së re të Kosovës dhe Kryeministrit Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …