Ahmet Qeriqi: Serbia është Sodoma biblike bashkëkohore (E diel 16 maj, 1999)

Ahmet Qeriqi: Serbia është Sodoma biblike bashkëkohore (E diel 16 maj, 1999)

Pranvera kudo e ka shtrirë plafin e saj të gjelbër. Blerimi ka mbuluar kudo pyjet, livadhet fushat e kodrinat. Jeta në natyrë po ripërtërihet me tërë madhështinë dhe hiret e saj jetëdhënëse. Ka filluar gjallërimi i çdo poreje të natyrës hirëplote. Kudo cicërima zogjsh, një melodi magjepse e një simfonie të përjetshme. Është kjo pranvera e dytë në luftë. Sodomistë serbë po mundohen ta djegin e ta shkatërrojnë edhe natyrën edhe shqiptarët, çdo gjë që gjejnë mbi tokë.

Serbia jo rastësisht më përngjet me Sodomën biblike. Si duket edhe ndëshkimi mbi Serbinë është po ashtu i përmasave biblike. Serbët djegin, dhunojnë shtazarakisht, vrasin madje edhe fëmijë para syve të nënave, djegin kufomat dhe i asgjësojnë viktimat. Nuk ka vepër djallëzore që është bërë në Sodomë dhe të mos ia kanë tepruar serbët me çmendurinë e tyre antinjerëzore. Hyji e dërgoi zjarrin e NATO-s ashtu sikurse mijëra vjet më parë  reja fosforeshente kishte lëshuar zjarrin mbi krejt Sodomën.

A thua a i besojnë Hyjit patriarkët serbë që janë yshtësit më të mëdhenj të krimit antinjerëzor? A thua a iu shkon në mendje Sodoma  dhe Serbia e atakuar nga qielli. A thua a ka serb që beson sinqerisht Zotin?

Sa mendime të tilla të trishtueshme më përshkojnë trurin duke shkruar në këtë fletore të kronikës sime?

Kosova po digjet në vorbullën e krimeve sodomiste serbe. Kosova tanimë është djegur dhe afër gjysma e popullsisë janë dëbuar nga trojet shekullore. Serbët e duan Kosovën si Sodomën e tyre, pa njerëz, pa shqiptarë, pa asnjë gjallesë tjetër, përveç racës së tyre sodomiste, djallëzore.

Se si më kujtohen oscilat e djallëzisë mitike serbe, madje edhe Srebernica edhe Sllobodani, mbreti i sodomistëve. A thua a mund të jetë krejt këto rastësi apo një fenomen që përsëritet në fundërrinën e racave të paemnacipuara.

Derisa po shkruaj, jashtë dëgjohen detonime të fuqishme si nga aeroplanët e NATO-s, por edhe jehonë e predhave nga mortajat armike. Nuk e kam ndërmend të lëviz nga vendi, ku aktualisht ndodhem vetë. Ndoshta?

Serbët janë bërë si bishë e plagosur në vertebër. Ata e kanë kuptuar se po iu vjen fundi andaj po mundohen të zhbëjnë gjithçka iu del përpara. Ata nuk kursejnë asgjë. Ky është edhe fundi i tyre i tmerrshëm por edhe katastrofa jonë e pashmangshme.

Sot në Berishë u kthye Fatmir Dugolli i cili kishte shkuar dje për ta parë familjen në Krojmir. Ai më tregon se forca të shumta të policisë dhe ushtrisë serbe janë pozicionuar në Blinajë. Flitet për tre mijë apo mbase edhe më shumë  forca të cilat po grumbullohen atje. Si duket serbët më në fund kanë vendosur të na rrethojnë nga të gjitha anët. Gjasat për të na sulmuar frontalisht tani kur aeroplanët e NATO-s po sulmojnë, nuk janë edhe aq të besueshme. Mirëpo ata fare lehtë mund të ndërmarrin sulm me armë artilerie në grykat e Rrafshnaltës të cilat ndodhen ballë për ballë me malet e Blinajës. Nga ajo anë mund të goditet çdo pikë nëpër grykat tona.

Edhe pse kisha vendosur që në orët e pas ditës të shkoja në Krojmir, për të mësuar më hollësisht mbi lëvizjet dhe pozicionimet e forcave serbe, nuk jam nisur meqë papritmas ka filluar të bjerë shi.

Për shkaqe sigurie, meqë ka lëvizje të shtuara të njerëzve nga anë të ndryshme të cilët nuk i njohim, kemi vendosur të ushtrojmë roje prej orës 22.00 deri në orën 5 të mëngjesit. Roje ushtrojmë të gjithë pa dallim. Gjatë kohës sa ushtrojmë roje kontrollojmë terrenin përreth tendës, meqë edhe gjatë natës ka lëvizje të pandërprera të të zhvendosurve të cilët depërtojnë nga një luginë në tjetër, për punët e tyre apo në kërkim të të afërmve.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qerqi: Serbët po përgatitën për një ofensivë të përgjithshme (E hënë 20 korrik, 1998)

Ahmet Qerqi: Serbët po përgatitën për një ofensivë të përgjithshme (E hënë 20 korrik, 1998)

Lajmet që po përhapen nga terreni, bëjnë të ditur se në të gjitha vijat e …