Kryetari Thaçi: Kosova ka të ardhme të sigurt dhe askush nuk mund ta ndalojë dhe pengoj

Kryetari Thaçi: Kosova ka të ardhme të sigurt dhe askush nuk mund ta ndalojë dhe pengoj

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka bërë homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti. Nga aty ai ka thënë se sakrifica e madhe bëri që të kemi krah nesh edhe miqtë tanë, si SHBA, BE dhe NATO-n. Ai po ashtu ka thënë se Kosova ka të ardhme të garantuar dhe askush nuk mund ta ndalojë atë. “Këto ditë shënojmë ditët e lirisë së Kosovës në përvjetorin e çlirimit, sot me nderime tek heroi i kombit Zahir Pajaziri. Rezistenca jonë e drejtë, sakrifica e madhe beri që të kemi krah nesh edhe aleatet tanë si SHBA, BE dhe NATO ishte një sukses i përbashkët, unë mund të them lirisht që Kosovës është e bekuar që  kishte në krah SHBA dhe NATO, prandaj nderime dhe respekt për dëshmoret, tani na mbetet të punojmë për etapën e tret pas lirisë dhe pavarësisë, integrimin e Kosovës në NATO dhe BE, Kosova ka të ardhme të sigurt dhe askush nuk mund ta ndalojë dhe pengoj”, ka thënë Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …