Nën-kryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli bashkë më kryetarin Ahmetin dhe bashkëpunëtorë ka bërë homazhe sot tek varrezat e dëshmorëve të kryeqytetit në nderim të ditës së çlirimit. “Sot 21 vjet forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës hynë triumfalisht në Prishtinë. Në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, i kujtuam dhe nderuam dëshmorët e Komunës sonë, pa sakrificën, luftën dhe gjakun e tyre do të ishte e paimagjinueshme liria që sot e gëzojmë. Përherë krenar dhe mirënjohës për veprën e tyre”, ka shkruar ai.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
