Selimi: Përkrahja e Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtare është e pazëvendësueshme

Selimi: Përkrahja e Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtare është e pazëvendësueshme

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka zhvilluar një video-konferencë me Ministren e Drejtësisë së Shqipërisë, Etilda Gjonaj. “Kënaqësi e veçantë të zhvilloj takimin tim të parë, edhe pse në mënyrë virtuale, me Ministren e Drejtësisë së Shqipërisë, Etilda Gjonaj. Bashkëbisedim i frytshëm për mënyra të reja të thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në fushën e drejtësisë”, ka deklaruar ai. Selimi dhe Gjonaj kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e drejtësisë. Sipas tij, është e pazëvendësueshme përkrahja e Shqipërisë, si zë i fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Albin, herët a vonë do të përballesh me “fytyrën tënde të vërtetë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit kryetari i komunës së Rahavecit Smajl Latifi, …