Kryeministri shqiptar Edi Rama paralajmëron sërish masa kufizuese nëse rritet numri i të infektuarve me virusin korona

Kryeministri shqiptar Edi Rama paralajmëron sërish masa kufizuese nëse rritet numri i të infektuarve me virusin korona

Kryeministri Edi Rama rikthehet të flasë për situatën me koronavirusin, pas rritjes së shifrave ditët e fundit. Rama paralajmëroi se nëse rastet e reja dhe shtrimet në spital vijojnë të rritet, do rikthehen masat kufizuese. “3 ditët e fundit kemi më shumë shtrime në spital se sa në kulmin e pandemisë. Ekonomia bie dhe ekonomia rritet prapë. Nuk dua që ndëshkimet të rikthehen për bizneset dhe qytetarët. Nëse vazhdojmë kështu dhe nëse rriten numrat e shtrimeve në spital, nuk kemi çfarë të bëjmë dhe do rifillojmë nga e para“, u shpreh Rama, duke paralajmëruar sërish masa kufizuese dhe karantinën.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …