leoni

Qeveria e miraton Projekt-Kodin e Procedurës Penale që mundëson gjykimin në mungesë edhe të krimeve të luftës

PDK insiston që të themelohet Tribunali për krimet e serbëve në Kosovë po vendi është i pafuqishëm që ta themelojë atë

Me iniciativë të Kadri Veselit, në maj të vitit të kaluar është miratuar në Kuvendin e Kosovës Rezoluta për “gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë”, por themelimi i Tribunalit ndërkombëtar po shihet si i pamundur. Më 16 maj të vitit të kaluar, 79 deputetë të Kuvendit të Kosovës kishin miratuar Rezolutën për “gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë”, Rezolutë kjo e cila ishte kundërshtuar nga Lista serbe. Kjo Rezolutë e iniciuar nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, qëllim të vetëm ka hetimin e krimeve që ish-regjimi shtetëror serb ka kryer në Kosovë gjatë periudhës së luftës. Pas votimit të Rezolutës, më 30 ishte formuar Komisioni Parlamentar për këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Mos prekni vijën e shenjtë mes luftës dhe pasluftës, drejtësia s’mund të shndërrohet në rishkrim historie

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të atyre …