Evgjeni Thaçi: Vjosa Osmani mund ta mohojë UÇK-në, por nuk humbet lavdia që dhanë gjithçka për liri

Evgjeni Thaçi: Vjosa Osmani mund ta mohojë UÇK-në, por nuk humbet lavdia e atyre që dhanë gjithçka për liri

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi e ka quajtur ‘të vogël’ kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pasi sipas saj mohoi sakrificën e UÇK-së. Sipas deputetes së PDK-së, ky veprim i kryetares së Kuvendit vetëm sa e rrit lavdinë e të gjithë atyre që kontribuan për lirinë. ”Vjosa Osmani, sot mund edhe mos ta përmendësh Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, mund edhe ta mohosh atë, por kjo veç sa e rrit legjendën dhe lavdinë e gjithë atyre djemve e vajzave që dhanë gjithçka për këtë liri që të gjithë e gëzojmë. Vjosa Osmani, sa e vogël je!”, shkruan Evgjeni Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Rinumërimi i votave në Kosovë tregon ndryshime të dukshme, PDK dhe LDK përfitojnë kandidatë të caktuar

Procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit të Rezultateve në Kosovë po vazhdon, …