Kryetari Thaçi: Tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara

Thaçi: Liria e Kosovës është rezultat i luftës dhe sakrificës së pashembullt e heroike të bijve e bijave të kombit

Kryetari i i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar sot 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës. Ai me anë të një postimi ka thënë se liria e Kosovës është mbi të gjitha si rezultat i luftës dhe sakrificës së pashembullt heroike të burrave e grave kosovare. “Lavdi të përjetshme të gjithë të rënëve. Falënderim të përjetshëm NATO-s, SHBA-së dhe gjithë partnerëve ndërkombëtarë. Mirënjohje të pakufishme të gjithë atyre që çdo ditë, me punë e përkushtim, angazhohen për integrimin dhe forcimin e shtetit dhe kombit tonë!”, ka shkruar kryetari.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: E votova për kandidaturën serioze të VV-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, duke theksuar …