Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në takim kryetarin e Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në takim kryetarin e Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në takim kryetarin e Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiç, ku kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit në mes Kosovës dhe Malit të Zi. Ministri Krasniqi theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar që turizmin ta zhvillojmë edhe më shumë, që edhe qytetarët e rajonit të vijnë dhe ta vizitojnë Kosovën. Ministri bëri të ditur se Kosova ka shumë potencial turistik malor, dhe sipas tij, bashkëpunimi Kosovë –Mali i Zi mund të sjell shumë rezultate.  Ndërsa kryetari i Ulqinit, Loro Nrekiç tha qytetarët e Kosovës janë të familjarizuar me Ulqinit, sepse tradicionalisht e kanë vizituar dhe i kanë kaluar pushimet. Ai tha se janë duke punuar që të krijojnë kushte sa më të mira duke shtuar edhe kujdesin për vizitorët për tu mbrojtur nga pandemia. Në takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit ndër institucional, shkëmbimin e përvojave në fushën e turizmit dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Bllokada e institucioneve lidhet me Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se arsyeja kryesore pse kryeministri Albin Kurti …