Ramush Haradinaj: Kosova do të jetë përjetësisht e mbrojtur vetëm me anëtarësim në NATO

Ramush Haradinaj: Kosova do të jetë përjetësisht e mbrojtur vetëm me anëtarësim në NATO

Në Irzniq të Deçanit sot është zbuluar shtatorja e dëshmorit Maxhun Çekaj, me ç’rast është vlerësuar lart veprimtaria e tij në arsim dhe luftën çlirimtare të Kosovës. Zbulimi i shtatores që është organizuar nën përkujdesjen e kësaj komune, ka ndodhur në 21- vjetorin e çlirimit të Deçanit, ndërsa përveç familjarëve kanë marrë pjesë përfaqësues institucionalë, bashkëluftëtarë të dëshmorit dhe qytetarë të Deçanit. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Maxhun Çekaj do të mbahet gjithmonë në mend për kontributin në arsim dhe në luftë. Ai ka thënë se Kosova do të jetë përjetësisht e mbrojtur vetëm me anëtarësim në NATO, teksa shtoi se një marrëveshje me Serbinë do t’i hapë rrugë vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …