leoni

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja, Fatmira Hajdari, e veja e Azem Hajdarit, për shkak të problemeve me pasurinë

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja, Fatmira Hajdari, e veja e Azem Hajdarit, për shkak të problemeve me pasurinë

Në seancën e ditës së sotme, ku Fatmira Hajdari, e veja e Azem Hajdarit, ishte e pranishme, Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit vendosi shkarkimin e saj nga detyra, për shkak se kishte fshehur  faktin që i ishte refuzuar viza amerikane dhe kishte probleme me pasurinë. Për mediat  ajo e komentoi këtë vendim të KPK-së me vetëm një fjali.  Nga hetimi i thelluar i Komisionit të Vetingut rezultoi se gjyqtarja nuk justifikonte një pasuri me vlerë rreth 470 mijë dollarë. Komisioni i Vetingut e la të hapur mundësinë për ta ulur këtë shumë të pajustifikuar deri ditën e vendimit, nëse gjyqtarja sjell prova të reja për burimin e ligjshëm të parave të investuara në pasuri të paluajtshme. Komisioni i Vetingut ishte vënë në dijeni se Ambasada Amerikane në Tiranë i kishte anuluar vizën gjyqtares Hajdari, duke e ndaluar që të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së qeverisë së tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së …