leoni

Në Marec vëhet gurthemeli i ndërtimit të Kullës së heroit Basri (Halil) Canolli – "Shpendi"

Në Marec vëhet gurthemeli i ndërtimit të Kullës së heroit të kombit Basri (Halil) Canolli – “Shpendi”

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, mori pjesë përvjetorin e rënies së heroit të Gollakut, Basri Canolli, ku edhe u bë vënia e gurthemelit të ndërtimit të Kullës së heroit Basri (Halil) Canolli – “Shpendi”, në fshatin Marec, investim i MKRS-së, objekt i trashëgimisë i cili që do ta mbajë emrin e tij. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ish-deputetë të zonës dhe bashkëluftëtarë të heroit Canolli. Me këtë rast, Ministrja, tha se shteti e ka për obligim të kujtojë sakrificën e atyre që kanë kontribuuar në lirinë e vendit dhe MKRS-ja po investon në krijimin e kushteve për dokumentimin e tillë. Dumoshi vlerësoi se duke i nderuar luftëtarët tonë e gjakun tonë ne do ta gëzojmë lirinë dhe ky investim i ministrisë është një dokumentim i historisë tonë të lavdishme që ajo mos të harrohet.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …