Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi e pret në takim shefin e UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi e pret në takim shefin e UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka pritur në takim shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin. Gjatë diskutimit ministri e falënderoi UNICEF-in për mbështetjen që i ka dhënë institucioneve të Republikës së Kosovës përmes programeve të tyre, me theks të veçantë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në vendin tonë. Gjatë këtij takimi u potencua nevoja për një zbatim më efektiv të legjislacionit ekzistues dhe bashkëpunim më të madh mes niveleve të ndryshme të autoriteteve përgjegjëse në këtë drejtim. Sipas Selimit, Kosova ka ndërtuar legjislacion bashkëkohor për drejtësinë për të mitur, në bashkëpunim të ngushtë me UNICEF, ligje këto të cilat janë të zbatueshme për të gjithë fëmijët në territorin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani paralajmëron zgjedhje të reja nëse s’ka marrëveshje për Presidentin

Zyrtari i AAK-së, Burim Ramadani, ka paralajmëruar se vendi mund të shkojë në zgjedhje të …