LDK

Muhaxhiri: Në ditë në vijimë do të shihet nëse do të largohen nga LDK ata që kanë qëndrime të kundërta më të

Mospajtimet e nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani me krerët partiakë, ka bërë që të shqyrtohet përjashtimi i saj nga partia. Se ka zëra brenda partisë për një veprim të tillë e thotë edhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxhiri. Isa Mustafa ditë më parë në një emision televiziv tha se personat që dalin kundër vendimeve të partisë, statuti ua ndalon të kenë poste drejtuese brenda LDK-së. Gazmend Muhaxheri, thotë se kryetari Isa Mustafa, asnjëherë nuk e ka zbatuar nenin 14 të statutit të partisë, ku flitet për përjashtime të atyre që kanë qëndrime të kundërta me partinë. Se a do të ndodhë zbatimi i këtij neni, Muhaxheri thotë se mbetet të shihet në ditët në vijimë./kp/

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …