Hoti: Nuk do të ketë zgjidhje që lë problemin hapur, as pazare e koncesione me Serbinë por njohje reciproke

Kryeministri Hoti: Zgjedhjet serbe në Kosovë i lejuam duke u bazuar në praktikën e njëjtë që bëhet nga viti 2011

Kryeministri Hoti ka vizituar sot komunën e Pejës, i shoqëruar nga ministrat, Arban Abrashi, Besian Mustafa dhe Ministrja Vlora Dumoshi ai ka takuar kryetarin e kësaj komune. I pyetur se çfarë pret nga takimi në Washington të shtunën e ardhshme, ai deklaroi se fokusi do të jetë në bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë. Në lidhje me organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, Hoti tha se ka lejuar tashmë praktikën e njëjtë që bëhet nga viti 2011 dhe që administrohet nga OSBE-ja në Kosovë për mbledhjen e votave.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …