IKSHPK: Janë evidentuar edhe 75 raste të reja me virusin korona

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bënë të ditur se në pas analizave të bëra në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në këtë institut, janë evidentuar edhe 75 raste të reja të infektuar me virusin korona. Sipas institutit, rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Lipjan, Mamushë dhe Pejë. Nga data 08 shkurt deri më 20 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 21 mijë e 78 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2 mijë e 73 raste, me gjithsej 35 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetarja Vjosa Osmani, në shënim të 25-vjetorit të Masakrës së Mejës, ka thënë se kjo është Srebrenica e Kosovës

Kryetarja Vjosa Osmani, në ceremoninë  përkujtimore e 25-vjetorit të masakrës së Mejës në Gjakovë, ka …