leoni

RKL: Punëtorët shqiptarë aktualisht janë më të përbuzurit, më të shfrytëzuarit dhe më të nëpërkëmburit

Mbi 30 mijë persona kanë mbetur pa punë e shumë të tjerë pa u paguar

Njohësit e fushës së ekonomisë kanë alarmuar se gjatë kohës së pandemisë rreth 30 mijë punëtorë kanë mbetur pa punë dhe shumë të tjerë pa marrë paga. Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të sektorit privat, Jusuf Azemi se tani po përfundon edhe muaji i katërt që kemi filluar me pandeminë dhe është dashur që edhe buxheti për rimëkëmbjen ekonomike të shpërndahet, ku as faza e parë nuk ka arritur të përfundojë për shkak të mospërgjegjësisë së Qeverisë së Kosovës. Punëtorët e sektorit privat janë të zhgënjyer sepse kemi mbi 20 mijë punëtorë të sektorit privat që nuk kanë marr as pagën në fazën e parë aq më keq një shumë bukur e madhe kanë shkuar në llogaritë e punëtorëve. Kemi kompani që nga zeroja deri në fund kanë shkuar në llogari të pronarëve dhe nuk kanë shkuar në llogari të punëtorëve, ka deklaruar kryetari i Sindikatës së punëtorëve të sektorit privat, Jusuf Azemi. Ai ka theksuar më tutje se punëtorët po frikësohen t’i shprehin shqetësimet e tyre sepse mund të largohen prej punës nga pronarët e tyre, duke shtuar se shteti është në kolaps.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Bllokada e institucioneve lidhet me Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se arsyeja kryesore pse kryeministri Albin Kurti …