Brickos

Kadri Veseli është liruar nga Haga për ta vizituar babain e tij i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore

Veseli uron shqiptarët e Kosovës Lindore, e kaluara e jonë tregon se sa herë jemi bashkuar kemi triumfuar

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka uruar shqiptarët e Kosovës Lindore për fitoren e 4 deputetëve në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Ai ka shkruar se çdoherë kur janë bashkuar shqiptarët, kanë arritur fitore. “E kaluara e lavdishme e popullit shqiptar, ka treguar se sa herë janë bashkuar shqiptarët, kanë triumfuar. Kështu është edhe rasti i shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Rezultatet zgjedhore në Serbi, tregojnë për një fitore të rëndësishme politike, për motrat dhe vëllezërit tanë matanë kufirit. Uroj që ky bashkim i spektrit politik shqiptar, t’i sjell të mira popullatës shqiptare”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …