Vetura

Federata e auto shkollave të Kosovës proteston sot për padrejtësitë që po i bëhen nga MIA

Federata e auto shkollave të Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbahet protesta e auto-shkollave për të shprehur padrejtësitë që po u bënë Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit. “Të pakënaqur me Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit gjëgjësisht nga Departamenti i Auto shkollave i cili me neglizhencë ndaj auto shkollave nuk na mundësin mbajtjen e provimeve nga pjesa teorike dhe ajo praktike si dhe nuk na është mundësiuar mbajtja e ligjeratave as online nëpër autoshkolla dhe mbajtja e orëve praktike duke detyruar që me muaj të presin kandidatët”, theksohet në reagim. Federata ka vlerësuar se gjendja ekzistuese është e papranueshme pasi gjendja ekzistuese në lëmin e patent-shoferëve është kaotike. Në mungesë të mirëkuptimit nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës atëherë sipas Federatës mbetet opsioni i protestës masive nga auto-shkollat. Protesta fillon të Fakulteti Teknik dhe vazhdon në drejtim të Ministrisë së Infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …