Bodo Weber

Bodo Weber: Deri në fund të vitit 2020 Kosova dhe Serbia mund të jenë afër një marrëveshjeje përfundimtare

Eksperti i njohur gjerman për Ballkanin, Bodo Weber në një intervistë për KosovaPress deklaroi se deri në fund të vitit Kosova dhe Serbia mbase mund të jenë më afër një marrëveshjeje përfundimtare. Ai shton nëse e krahasojmë takimin e paralajmëruar të Uashingtonit që pritet të mbahet më 27 qershor me negociatat e mëparshme raundi i ardhshëm i bisedimeve është edhe më i vështirë. Weber thotë se nuk ka agjendë të qartë për takimin e 27 qershorit në Uashington. Ai i referohet deklaratave të Grenell që thotë se do të jetë takim i karakterit ekonomik, ndërsa Thaçi paralajmëron një marrëveshje të mundshme përfundimtare, ndërsa Qeveria e Kosovës nuk është në dijeni se çfarë do të ndodhë vetëm se ka përgatitur një platformë.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …