Qeveria e Republikës së Kosovës e ka shpallur grupin militant Hezbollah, organizatë terroriste

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka shpallur grupin militant Hezbollah, organizatë terroriste

Qeveria e Kosovës, shpalli të martën grupin militant Hezbollah, organizatë terroriste, duke përfshirë të gjitha formacionet e tij, politike dhe ushtarake. Në një postim kryeministri i vendit Avdullah Hoti, tha se qeveria e tij mbështet të gjitha nismat globale për paqen dhe sigurinë në botë. Hezbollahu, konsiderohet grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Izraeli, Arabia Saudite dhe disa vende tjera të Bashkimit Evropian. Kosova është pjesë e koalicionit global kundër terrorizmit, ndërsa është përqendruar për një kohë të gjatë në ndërprerjen e valës së luftëtarëve të huaj dhe pengimin e financimit të grupeve terroriste.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga “Epopeja e Çabratit”: Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e luftës së Kosovës

Sot, më 7 maj 2025, në Gjakovë përkujtohet 26-vjetori i “Epopesë së Çabratit”, një nga …