Safete Shala: Rron, Shkëlzen, Baton dhe ju të tjerët, ku merrni ketë guxim me fol së a ka pas luftë dhe për UÇK-në

Safete Shala: Rron, Shkëlzen, Baton dhe ju të tjerët, ku po merrni këtë guxim e më fol së a ka pas luftë dhe për UÇK-në?!

Kryetarja e Organizatës se Familjeve të Dëshmoreve Dega ne Pejë njëherit motra e dëshmorit të kombit Kasim Shala, znj. Safete Shala ka reaguar përmes një shkrimi pas tendencës për ndezjen  debatit për UÇK-në nga disa mohues kategorik tashmë të njohur të luftës heroike e çlirimtare.

“Si me ja nis e ku me përfundue… Si me ja filluar e ku me mbaruar… Nëse i thoni vetes shqiptar e më vërtetë jeni shqiptar ,vëne gishtin kokës ti Rron, ti Shkëlzen, ti Baton e kushdo që vjen pas këtyre, mos u bëni shumë të mençur se pikë mençurie në koke nuk keni, ku po e merrni ketë guxim me fol a ka pas luftë apo nuk ka pas, a ka pas maskara a nuk ka pas, a ka pas UÇK, apo s’ka pas… Ju si të mençur pse nuk bëtë diçka me ju drejtuar Serbisë e me  bë padi se sa qytetarë të Kosovës janë të vrarë, sa fëmijë janë vrarë, sa të dhunuara janë, sa të zhdukur janë, sa invalidë janë pa gjymtyrë a ju ka prek zemrën juve kjo luftë e fundit … jo se me pa pas dikën fjalët ndryshe i kishit pas o të mjerë… Ju mundeni me fol në cilësinë se çfarë drejtimi keni të kryer e jo me u marr kur s’ju takon/ S’po e di a po e shihni veten se ku keni ra…”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …