Pandeli Majko

Pandeli Majko: UÇK-ja është luftë për liri! Lufta për liri nuk është shkelje e ligjit

Ministri i Shtetit për Diasporën në Shqipëri, Pandeli Majko, kryeministër i Shqipërisë, gjatë luftës në Kosovë,  ka reaguar pas propozimit për aktakuzë nga Gjykata Speciale për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli. Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se drejtësia e Gjykatës së Hagës ka ngritur akuza ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. “UÇK-ja është luftë për liri! Lufta për liri është ‘shkelje e ligjit’. Është ligji i agresorit mbi viktimën. Kështu ka qenë dhe do të jetë! Jam në krah të Hashimit dhe Kadriut!”, ka shkruar Majko.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …