leoni

Më së largu në fillim të javës së ardhshme pritet të nis shpërndarja e 60 milionë eurove për sektorin privat nga Qeveria

Rukiqi kërkon që sa më shpejt të bëhet rishikimi i buxhetit dhe të realizohen pagesat nga Pako Emergjente

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kërkuar që rishikimi i buxhetit të bëhet në afat sa më të shpejt. Ai tha se ende nuk janë bërë pagesat e pjesës së parë nga Pako Emergjente për të gjitha kompanitë të cilat i kanë plotësuar kushtet. Sipas tij, këto pengesat që tani po i bënë Kuvendi në mosmiratimin e rishikimit të buxhetit dhe një pjese të marrëveshjeve financiare ndërkombëtare po e vështirësojnë implementimin e pakos. Tutje, ai thotë se shumica e bizneseve nuk po arrijnë të qarkullojnë më shumë se 50%. Sipas tij, shpresa e vetme mbetet Pakoja e Rimëkëmbjes për të dalë nga kjo gjendje të cilën nuk e kemi pasur që nga paslufta. Rukiqi tha se edhe kur është dizajnuar pakoja emergjente nuk ka pasur bazë të mjaftueshme ligjore. Ai tregoi pasojat sa i përket mungesës së buxhetit të cilat do ta shkatërrojnë ekonominë e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së …