Brickos

Ministri Zemaj apelon sërish qytetarët që t'i respektojnë masat e kujdesit ndaj virusit korona pas shtimit të rasteve

Ministri Zemaj apelon sërish qytetarët që t’i respektojnë masat e kujdesit që të evitohet përhapja më e madhe virusit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kundër koronavirusit, pas rritjes së theksuar të rasteve. Ai përmes një shkrimi ka thënë se koronavirusi vazhdon të kërcënojë shëndetin tonë. “I tërë personeli mjekësor në klinikat e QKUK dhe në spitalet rajonale është i mobilizuar maksimalisht. Klinika Infektive në Prishtinë duhet përforcuar me kapacitete të reja. Është detyrë e elitave intelektualëve, punëtorëve, burrave, grave, rinisë dhe gjyshërve, që të reflektojnë. Kujdesuni për familjen dhe të dashurit, Reduktoni kontaktet, që të evitohet përhapja e virusit! Të mos paguajmë kosto të lartë. Sistemi ynë shëndetësor të mos mbingarkohet. Respektoni udhëzimet e “Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19”. Për mosrespektuesit e udhëzimeve dhe shkelësit e rregullave do të ketë gjoba dhe ndëshkime sipas ligjit”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …