Nagavci: Me heqjen dorë për një vit të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare vetëm sa e ka shpërblyer dyfish Serbinë

Arbërie Nagavci e Vetëvendosjes e ka quajtur skandaloz adresimin e kryetarit, Hashim Thaçi, por jo të Prokurorisë Speciale

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci e ka quajtur skandaloz adresimin e presidentit Hashim Thaçi për qytetarët e Kosovës, të parin ky pas propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale për krime lufte. Nagavci thotë se adresimi i kreut të vendit ishte dëshpërues, por që sipas saj, përmban ‘skenarë në përpjekjen e tij për të shpëtuar veten’, e që ‘mund të jetë një plan jo i mirë për Kosovën’ Për presidentin Thaçi s’kam çfarë të flas. S’kam pritur asgjë as më mirë e as më ndryshe. Qasja e tij përçarëse, vënia e interesit personal mbi gjithçka tjetër, person që gjithnjë prodhon kriza për mbijetesë politike. Përsëri skandaloz, jo vetëm në adresimin e tij patetik e dëshpërues, por mbi të gjitha në skenarët e tij që mund të vëreheshin mes rreshtave, kështu thotë  partiakja e Vetëvendosjes, konform qëndrimit fanatik të partisë së vet, e cila Thaçin e bën fajtor edhe për lindjen e tij.  Ajo nuk pranon qëndrimin skandaloz të Prokurorisë së Gjykatës lidhur me këtë rast, por fajësinë e Thaçit për çdo rast të jetës së tij, sepse ai është i papranueshëm për Vetëvendosjen, pavarësisht se është i pranueshëm për Shtetin dhe qytetarët shumicë të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …