Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se gjuha helmuese në diskursin publik dëmton argumentet. Ai përmes rrjetit social ka bërë thirrje për distancim nga gjuha e tillë. “Kur kjo lloj gjuhe bëhet denigruese dhe kërcënim për atë që shpreh idenë e tij, ne duhet ta dënojmë atë publikisht, të distancohemi prej saj dhe të ndërmarrim veprimet e nevojshme”, është shprehur Hoti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
