Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bën të ditur se shumë shpejt do të merren masa shtesë

Hoti: Vetëm njohja reciproke siguron normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Kryeministri, Avdullah Hoti ka deklaruar se vetëm njohja reciproke siguron normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. “Ne jemi të përgatitur për të hyrë në këtë proces. Kemi një platformë që është e qartë e strukturuar, e konsultuar me fushën akademike, me shoqërinë civile, e prezantuar në Kuvendin e Kosovës, mekanizmat që kemi krijuar nga forumi i liderëve, këshilli i eskpertëve që tashmë është themeluar me vendim të qeverisë, dhe rezoluta e Kuvendit që pres të miratohet në seancat e ardhshme ku kërkohet raportim i rregullt i kryeministrit lidhur me procesin e dialogut. Dialogu zhvillohet për njohje reciproke dhe asgjë tjetër, sigurisht zhvillohet edhe për normalizim të marrëdhënieve në të gjitha fushat, por duke filluar nga njohja reciproke, sepse vetëm njohja reciproke siguron normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ka theksuar kryeministri, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …