Ministri Cakaj: Për pastërtinë e UÇK-së nuk duhet të reagojmë si parti politike por si komb

Ministri Cakaj: Për pastërtinë e UÇK-së nuk duhet të reagojmë si parti politike por si komb

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë në detyrë, Gent Cakaj, ka vazhduar me reagimet e tij lidhur me ftesën nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Ai ka thënë se është fare e thjesht, kur mbrohen çlirimtarët dhe lufta e tyre. “Kur vjen puna të pastërtia dhe drejtësia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk duhet të reagojmë si shumë parti, as si dy shtete, por si një komb. Historia e UÇK-së dhe e popullit shqiptar nuk mund të njolloset asnjëherë e nga askush! Ndaj, secili prej nesh, i bindur në pafajësinë e themeluesve të UÇK-së dhe vlerave të patjetërsueshme të saj, duhet të shprehë mbështetjen e pakursyer për dy çlirimtarët, Hashim Thaçi e Kadri Veseli”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …