Katër raste të reja në Viti, kërkohet maturi

Në Komunën e Vitisë mbrëmë janë diagnostifikuar katër raste të reja me Covid-19. Aktualisht gjendja është nën kontroll, por rreziku është i përhershëm, për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit në nivel vendi. Kryetari Sokol Haliti në takimin e sotshëm të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim ka kërkuar maturi gjatë zbatimit të masave të reja. Ai ka thënë se njerëzit duhet të qarkullojnë për të kryer obligimet e tyre ditore, sikur që duhet të punojnë edhe bizneset, por sipas tij, masat duhet të respektohet në përpikëri, sidomos nga pjesa e bizneseve të gastronomisë, në mënyrë që të mos ketë nevojë për masa më të ashpra. Ndryshe në takim u tha që të vazhdohet me masat tjera si dezinfektim dhe klorifilim si dhe me shpërndarjen e pakove ushqimore emergjente nga Komuna e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …