Lul Raka

Mikrobiologu Raka thotë se Fatura e izolimit total është shumë më e lartë dhe është opsioni i fundit

Mikrobiologu, Lul Raka, ka folur rreth mundësisë së shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme duke renditur të mirat dhe të këqijat që mund të sjellë kjo masë. Raka nëpërmjet një postimi thotë se reagimi nuk duhet të jetë reaktiv dhe vendimit politik duhet t’i paraprijë qasja shkencore. Sipas Rakës, pasojat e Gjendjes së Jashtëzakonshme me izolim total janë të rënda, duke filluar nga shkatërrimi i ekonomisë, shkatërrohet shëndeti metal me dhunë përcjellëse në familje, mundësia e reagimit popullor. “Gjendja e jashtëzakonshme lë në hije të gjithë sektorët tjerë të shëndetësisë, që po ashtu, janë vital për mirëqenien dhe shëndetin e qytetarit, Fatura e izolimit total është shumë më e lartë dhe është opsioni i fundit nga të gjithë skenarët e mundshëm”, ka shkruar Raka.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …