Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi. Letër e hapur për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj (2019)

Letra është shkruar në pjesën e parë të vitit 2018. Ngjarjet që shtjellohen në te e konfirmojnë këtë. Pasi ishim në koalicion, nuk e publikova me kërkesën e dy drejtuesve të NISMËS Socialdemokrate (Kryetarit e Sekretarit të Përgjithshëm). Veprimet e tua, të kusarimit edhe në politikë, me detyruan që ta botoj pa konsultuar njeri. Me vije shumë keq, madje shumë keq, që këtë nuk e botova në kohën e duhur, por më mirë vonë se kurrë! Zhvillimet e fundit politike me detyruan që ta bej publike tani. Veprimi yt. Nuk është veprim i shqiptarit tradicional

Zoti Kryeministër,

E njoh dhe e respektoj kontributin tuaj dhe të familjes Haradinaj për lirinë e pavarësinë e Republikës se Kosovës. E vlerësoj gjithçka që keni bërë për Kosovën dhe keni bërë goxha shumë si familje. Edhe Kosova nuk ju ka dhënë pak gjatë këtyre viteve, mbase keni marrë shumë edhe pa u dhënë ajo. Tani Kosova e kërkon një vendim tuajin të shpejtë. Vendimin për t’i dhënë një zgjidhjet të shpejtë vendit e kombit tonë. Mos u merr me Erdoganin e jashtëm! Edhe ai problemet i ka brenda shtetit të tij.

Kosova që sa vite është ne një krizë politike dhe institucionale, por kriza është thelluar nga përpjekja tinëzare e 20/21 dhjetorit 2017, për të zhbërë GJS, të bërë me vullnet për të pastruar UÇK-në?! Kriza vazhdoj edhe në vitin e ri 2018, e sidomos pas rastit Gjuriq i cili pa asnjë procedurë ligjore u largua nga vendi me veturat e policisë. Pa mbaruar mirë ai rast u përsërit një skandal edhe më i madh. Sipas të gjitha gjasave, rasti i parë në të parë shumë patriotik, i cili qenka bërë për t’u mbuluar skandali më i madh shtetëror me qytetarët turq, të cilët pa asnjë procedurë ligjore ju dorëzuan një pushteti me elemente të shumta pasigurie për jetët e tyre. Duhet ta dish se jeta e atyre njerëzve që janë kidnapuar e pastaj dëbuar është në rrezik dhe kjo është ditur paraprakisht, cilido që të ketë dhënë urdhër për një veprim anti kushtetues dhe tepër të dëmshëm për vendin dhe kombin, as ju nuk mund të amnistoheni lehtë. Disa gjera është dashur qe t’i kishe në mend! Pasi nuk ke hyrë ne një terren krejt të pa njohur e të pa provuar.

Unë po dua të besoj që ju nuk keni qenë në dijeni, por t’i je Kryeministër, e ke pushtetin më të fuqishëm ekzekutiv në vend dhe përgjegjësisë e ke, prandaj është shumë vështirë që t’i ikësh përgjegjësisë. Fuqinë ta garanton Kushtetuta. Unë jam njëri nga themeluesit e NISMËS Socialdemokrate. Partia ime ka qenë në koalicion me partinë tende para zgjedhjeve, ta kemi dhënë fjalën kur jemi dakorduar që të shkojmë në koalicion me PDK-në (në rrethana tepër urgjente), jemi në qeverisje dhe kjo na detyron moralisht që mos të kërkojmë mocion për mosbesim, por kështu nuk qeveriset vendi, kur tjetri t’i luan gurtë në lojën e shahut që duhet ta udhëheqësh ti. Ne një pozicion të tillë, lojën e shahut e ke te humbur, pasi ashtu po e dëshiron, urdhërdhënësi i AKI-së, i policisë dhe i RUSU-së. Ti e dinë mirë se nuk i drejton segmentet e përmendura edhe pse janë nën varësinë tuaj. Këtë pozitë që e ke në qeverisje nuk besoj që nuk e ke ditur. Opozita nuk i ka numrat për të të rrëzuar me mocion të mosbesimit. Je në atë gjendje, siç thuhet as në qiell e as në tokë. Vendi nuk guxon të mbetet ne një pozicion të tillë, rrugën e zgjedhjes e ke në duar. Zgjidhe! Ndihmoje zgjidhjen, sa më shpejtë aq më mirë.

Në një situatë të tillë kaotike nuk jam që të shkojmë në zgjedhje, pasi, sipas mendimit tim, ne një situatë të tillë, problemi nuk është te qeveria, por, problemi është te Kryetari i vendit i cili edhe po të mbaheshin zgjedhjet do të jetë aty ku është dhe pozita ceremoniale nuk i mjafton. Ai është duke e emituar Millosheviqin, pasi aty ku ishte ai ishte qendra e botës në Serbi e Federatën Jugosllave. Dhe vazhdimi  i po kësaj situate edhe pas zgjedhjeve të mundshme, është krejtësisht i mundshëm, prandaj në ata segment (te sigurisë) duhet ndryshime të mëdha e të shpejta. Vendi ne një situatë të tillë duhet të eci ne një rrugë tjetër. Rrugë tjetër është qeveria teknike e përbërë nga të gjitha partitë parlamentare shqiptare. Një qeveri teknike një vjeçare e cila që në fillim duhet ta zvogëloj kabinetin qeveritar, në jo më shumë se 15 ministri e po aq zëvendësministra, duhet ta përgatitë një reformë zgjedhore që afron zgjedhje të drejta, të lira e demokratike, krijimi i një konsensusi nacional, reformimi i Sistemit të Drejtësisë dhe i AKI-së dhe pastaj shkuarjen në zgjedhje. Është koha që të gjitha partitë politike se bashku ta ndërprenë çdo formë të kusarisë në qeverisjen e vendit. Gjithashtu, partitë politike duhet të merren vesh që në diplomaci të vijnë vetëm njerëz që kanë dëshmi se e duan shtetin e tyre, të lirë, të pavarur, sovran e demokratik. Edhe në MJ e diplomaci kërkohet një reformë e thellë. Nëse vazhdohet gjatë me ketë logjikë të instaluar në institucionet e shtetit dhe në NP, falimentimi është në derë.

Nëse politika merret vesh për këto gjera, atëherë nuk do të jetë e rëndësishme se cila parti do të udhëheq me vendin. Po nuk arritëm t’i bëjmë këto gjera, ndërhyrjet nga të gjitha anët do të jenë të pashmangshme. Jam i bindur se edhe zyrtarët e lartë të NISMËS Socialdemokrate do ta japin kontributin e tyre. Ndonëse kjo që po e them është mendimi im personal është këshillëdhënës për ju dhe politikën në përgjithësi. Është në duart tuja dhe të politikës se Kosovës se cilën rrugo do ta ndiqni, atë të daljes nga kriza apo atë të thellimit të krizës. Vendi ka nevojë për mendim racional dhe veprime të guximshme për shtetin.

Po të isha në vendin tuaj, që nga sot do të angazhohesha natë e ditë, që të arrihet kjo marrëveshje në mes partive që përfaqësohen në Kuvend ose shumicën prej tyre. Do të isha i lumtur, nëse e merr seriozisht ketë këshillë të urtë e të sinqertë. Vendi e kërkon një Kryeministër teknik të një përgjegjësie të lartë, që i besojnë të gjithë dhe e donë pa hile kombin e shtetin. Unë besoj që një njeri i tillë mund të gjendet, por, vetëm nëse nga politika ka vullnet për ketë qasje dhe për ketë zgjidhje. Njerëzit e virtytshëm e bëjnë këtë për kombin e shtetin?! Për çka mendoni ju? Për shtetin apo për xhepin?

Gjithsesi pozita e vendit tonë në ketë gjeopolitikë me gjithë sigurinë kombëtare, e kërkojnë ngutshëm një marrëveshje të tillë. Ndonëse me Kryetarin e shtetit që e kemi, zgjedhja e rrugës që po e propozoj nuk është edhe e lehtë!

  1. S.

Kjo që do e them në vazhdim, nuk vlen vetëm për ty, por për të gjitha ata që partinë politike e shohin si pronë private e jo si parti politike ideologjike me organe drejtuese vendimmarrëse.

Në vitin 2004 ose 2005, në një seminar në  Slloveni, një profesor amerikan na e shkroi një fjali (e cila mund të këtë qenë e A. Ajnshtajn-it) e cila thoshte: “Ata që e krijojnë problemet, nuk mund t’i zgjidhin ato”. (Mund të jetë edhe parafrazim.) Pas sa viteve (15) po bindem në saktësinë e saj dhe po nënvizoj:

Ata që gjatë viteve të Pavarësisë e sollën këtë realitet, krijuan këto institucione zhurmuese e balon-niste, nuk e kanë asnjë mundësi të vetme që ta ndryshojnë këtë gjendje mjerane e të hidhur. Krijuesit e këtij realiteti, nuk mund ta ndryshojnë gjendjen që e krijuan, jo për një mandat, por as edhe 50 vjet po të mbesin në pushtet?! Dhe për këtë që po e them, as mua nuk me vije mirë, madje aspak mirë. Kosovës i duhen njerëz të virtytshëm, të edukuar me virtytin skënderbegian, që të ndryshojnë e zhvillojnë vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …