Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se është vendosur që të kthehen 50 diplomatë të karrierës nga Misionet Diplomatike dhe Konsullore. Pak ditë pasi pezulloi vendimet e ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, Haradinaj-Stublla ka bërë të ditur se bazuar në rekomandimet e komisionit për vlerësim të të gjitha vendimeve të ish-ministrit, është vendosur që në Ministria e Punëve të Jashtme të kthehen 50 diplomatë të karrierës. Ajo ka shtuar se procesi do të përfundojë për pak javë. Sipas saj, me vendimet e reja “përveç kthimit të ligjshmërisë dhe parandalimit të defunksionalizimit të Shërbimit të Jashtëm, po ashtu kam qartësuar gjendjen juridike, e cila rrezikonte shkaktimin e dëmit eventual të pariparueshëm për Ministrinë e Jashtme.
