Remi

Remi: Gjykata Speciale është produkt i fushatës anti-UÇK dhe anti-shqiptare, porse e vërteta po vjen

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi ka thënë se Gjykata Speciale duhet të mbyllë të gjitha të pavërtetat e prodhuara mbi lavdinë e luftës së UÇK-së. Ai ka shkruar se Gjykata Speciale është produkt i fushatës anti-UÇK dhe anti-shqiptare, porse e vërteta po vjen.

 “Udhëheqësit e UÇK, padyshim do të hyjnë në analet e historisë si kulmi i përpjekjeve për të çliruar shqiptarët njëherë e mirë, por edhe si goditja më e fortë Rusisë  dhe aleatëve të saj, duke fituar e mira mbi të ligën”, ka thënë Mustafa, këshilltar i kryetarit, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …