Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike edhe njëherë ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit, që të bartin maskat dhe të respektojnë masat e tjera kundër Covid-19 në mënyrë strikte, pasi që konsideron se rreziku nga përhapja e pandemisë është ende i madh. IKSHPK vlerëson se çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. “Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve”, thueht ndër të tjerash në apelin e IKSHPK-së.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
