22 vite më parë forcat serbe vranë e masakruan qindra civil shqiptar në Rahovec

Autoritetet e larta të vendit dhe drejtues të partive politike kanë përkujtuar 22 vjetorin e masakrës në Rahovec të realizuar nga forcat shqiptar vrasëse serbe.  22 vite më parë, forca të shumta serbe ndërmorën një aksion të ashpër të armatosur kundër popullatës shqiptare në këtë qytet ku vranë qindra civilë të paarmatosur, përfshi fëmijë, gra e pleq. Qytetar që kanë shpëtuar nga kjo masakër kanë treguar se ushtria, policia dhe paramilitarët serb kanë ekzekutuar civilë shqiptarë ngado nëpër qytet. Në Tehqen e Sheh Myhedinit në Rahovec u masakruan shumë gra, fëmijë dhe pleq që kishin kërkuar strehim në këtë institucion fetar. Pak ditë më vonë, organet e pushtetit serb në Prizren, në varrezat e këtij qyteti hapën dy gropa të mëdha dhe varrosën shqiptarët e vrarë gjatë ofensivës në Rahovec.

Kontrolloni gjithashtu

AAK përjashton nga grupi parlamentar kryetarin e Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha

Kryetari i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha, është përjashtuar nga Grupi Parlamentar i Aleancës për …