Adil Fetahu

Adil Fetahu: Pozita kurrë më e pafavorshme e Kosovës në dialogun me Serbinë

Pas njëzet muaj të ndërprerjes së bisedimeve për dialogun me Serbinë, këtë javë që kaloi rifilluan bisedimet, me insistimin dhe praninë e përfaqësuesve të faktorëve ndërkombëtarë dhe ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Bashkimit Europian. Të enjten që shkoi (16 korrik), në Bruksel u takuan kryetari i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, dhe kryetari i shtetit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimin e udhëhoqi shefi për politikë të jashtme i Bashkimit Europian, Josef Borell, ndërsa në takim ishte edhe ndërmjetësuesi i dialogut, Mirosllav Llajçak, po ashtu përfaqësues i BE-së. Të dy përfaqësuesit e BE-së u shprehen “të lumtur” për rifillimin e bisedimeve dhe dialogut të ndërprerë para njëzet muajve.

Sipas informacioneve “shterpë” nga bisedimet e zhvilluara, merret vesh se në atë takim u bisedua për disa tema, si psh: për të zhdukurit; pë rrefugjatët; për tema eknomike, etj. Në “an pasan” Avdullah Hoti e paska përmendur edhe nevojën e njohjes reciproke midis dy “vendeve”?! Thuhet se janë marrë vesh që bisedimet të vazhdojnë në nivel teknik, kurse takimi i radhës i nivelit të lartë do të mbahet javën e parë të muajit shtator?

Deri sa në Bruksel mbahej takimi Hoti – Vuçiq, kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për katër ditë me radhë merrej në pyetje nga Prokuroria Speciale e Gjykatës Speciale “të Kosovës”, në cilësi të të pandehurit për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit!

Nga ana tjetër, në Kosovë, sikur në tërë botën, pandemia e coronavirusit po bënë kërdi në njerëz, në ekonomi dhe në jetën e përgjithshme, ashtu që Kosova është radhitur e para nga shtetet e Europës me numrin më të madh të viktimave, në proporcion me numrin e banorëve.

Na thotë mendja se në këto kushte, Takimi dhe bisedimet me palën serbe nuk është dashur të mbahen, veçse të shtyheshin në kohë të pacaktuar . Pala kosovare ka hyrë në rifillimin e dialogut krejtësisht e pa përgatitur, pa një strategji as platformë të mirëfilltë, pa një konsensus të përgjithshëm të forcave politike dhe të organeve shtetërore, me përfaqësues të paautorizuar nga organi kompetent (Kuvendi i Kosovës) dhe krejtësisht të pa përvojë për bisedime të këtij niveli e të kësaj rëndësie për vendin.

Prandaj, edhe (vetëm) thirrja e kryetarit të shtetit për “intervistim” në Gjykatën Speciale, ka qenë arsye plotësisht e justifikueshme të merrej si pretekst, që rifllimi i dialogut me Serbinë të mos mbahej tash, por të shtyhej në kohë të pacaktuar. Është e sigurit se sikur të thirrej Vuçiqi për t’u marrë në pyetje nga prokuroria speciale, përfaqësuesit e Serbisë nuk do të shkonin në takim e bisedime të këtilla.

Është simptomatike dhe jo në pajtim me parimet protokollare në marrëdhëniet midis dy shteteve, që në bisdime të tilla të marrin pjesë funksionarë të niveleve të ndryshme: kryetari i njenit shtet, me kryetarin e qeverisë së shetit tjetër, të cilin shteti i parë nuk e njeh dhe ia konteston subjektivitetin as nuk ia pranon sovranitetin të dytit! Por, në këtë rast, Vuçiqi ka pranuar të takohet me Avdullah Hotin, duke e ndier veten superior në çdo pikëpamje.

Kosova kurrë nuk ka qenë në pozitë më të pavolitshme për të hyrë në bisedime, respektivisht për të vazhduar dialogun me Serbinë, se sa është aktualisht. Dhe kjo pozitë me defekte dhe e pafavorshme për Kosovën shihet nga shumë aspekte:

Kosova është në zjarrin e pandemicë, në krye të listës së shteteve të Europës përkah numri i viktimave në proporcion me numrin e banorëve;
Kryetari i shtetit, dhe disa të tjerë, janë në procesin paragjyqësor, të pandehur për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit;
Udhëheqësi dhe ndërmjetësuesi i dialogut: Borel e Lajçak, janë përfaqësues të dy shteteve të cilat nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës dhe kanë marrëdhënie të mira me Serbinë, gjë që rritë dyshimin e paanëshmërisë së tyre;
Kosova ka defekte bilaterale dhe multilaterale të subjektivitetit juridik ndërkombëtar: gjithnjë është nën Rezolutën e KS KB; nuk është e njohur nga një numër i madh i shteteve, e të mos flasim për mosnjohjen e shtetit me të cilin dialogon;
Ekipi i Kosovës për bisedime nuk është caktuar e deleguar nga organi kompetent (Kuvendi i Kosovës), por këtë rol e ka marrë krye në vete, dhe është totalisht i pa përgatitur dhe i pa përvojë për bisedime të kësaj natyre e kësaj rëndësie;
Në bisedimet e këtilla, nuk është me rëndësi tema e shtruar në tavolinë, sa janë me rëndësi njerëzit e ulur në karrikat rreth tavolinës.
Në bisedime të tilla, ku palët kanë pikëpamje, interesa, qëndrime dhe synime krejtësisht të kundërta, ku duhet të ruhet dinjiteti dhe integriteti i shetit, nuk duhet shkuar njerëzit e pa përgatitur dhe të pa përvojë, sepse pasojat janë të pariparueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha (1966): Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë

Enver Hoxha (1908-1985) nderohet e respektohet në Kosovë, asnjë fjalë e keqe për Josip Broz Titon në Shqipëri, prej vitit 1991

Në Kosovë, ishte idealizuar dhe në masë idealizohet edhe sot Enver Hoxha. Në Kosovë janë …