IKSHPK: Gjatë 24  orëve të fundit 118 persona kanë dal pozitiv, 157 janë shëruar dhe pesë pacient kanë vdekur

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 489 raste të testuar, 118 janë dal pozitiv, 157 janë shëruar dhe pesë pacient kanë vdekur. Numri total i rasteve pozitive është 5 mijë e 735 raste nga 31 mijë e 56 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 135 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2 mijë e 968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 632 raste. “Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret! Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët”, thuhet në mes tjerash në njoftimin e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …