Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit Kosova vazhdon të përfshihet në nivelin 3 të sigurisë për shkak të COVID-19

DASH ofron mbështetje të plotë për dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian

Departamenti Amerikan i Shtetit ka ofruar mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. “Jemi të lumtur që Bashkimi Evropian ka organizuar takime mes Serbisë dhe Kosovës dhe ne ofrojmë mbështetjen e plotë”, është theksuar në përgjigjen më shkrim të zëdhënësit të departamentit të Shtetit. I pyetur nga Zëri i Amerikës rreth vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi pas më shumë se 20 muajsh, ai ka thënë se qëllimi i tyre është një marrëveshje për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve mes dy vendeve. “Normalizimi është esencial në sigurimin e stabilitetit progresit dhe sigurisë së Ballkanit Perëndimorë” është përgjigjur ai. Dialogu Kosovë-Serbi i lehtësuar nga BE-ja ka vazhduar më 16 korrik në Bruksel pas rreth 20 muajsh. Ai u ndërpre në nëntorin e 2018-ës kur Qeveria Haradinaj vendosi taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës.

Kontrolloni gjithashtu

Haki Abazi akuzon Kurtin për dështime në energji dhe lidhje me biznesmenë të dyshimtë

Haki Abazi, ish-zëvendëskryeministër në qeverinë Kurti dhe ish-deputet i Vetëvendosjes, tash pjesë e AAK-së, ka …